“Paqe” mes Laçit dhe Egnatias në javën e 29-të  

“Paqe” mes Laçit dhe Egnatias në javën e 29-të  

Sporti E Martë, 11 Mars 2025 15:55
Ndeshja mes Laçit dhe Egnatias, i vlefshëm për javën e 29-të nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Kjo është ndeshja e katërt pa fitore për kurbinasit, ndërsa rrogozhinasit ndalen pas fitores me Dinamon.
Mjaki zhbllokoi takimin në minutën e 35-të, duke i dhënë avantazhin Laçit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë foli më shumë për Egnatian, që barazoi shifrat me Yahaya në minutën e 57-të.

Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e parë në renditje me 53 pikë, vetëm 3 pikë më shumë se Dinamo e vendit të dytë. Laçi renditet në vendin e gjashtë me 32 pikë të grumbulluara.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente