Objektivi për zgjedhjet, Rama: Në 12 Maj dua të numërojmë 1 milionë vota

Objektivi për zgjedhjet, Rama: Në 12 Maj dua të numërojmë 1 milionë vota

1 milionë vota kërkon kryeministri Edi Rama në rang kombëtar, për të garantuar mandatin e katërt të PS, e që sipas tij Shqipëria të mos humbë sërish trenin e historisë.
”11 Maji duhet të jetë i tillë, që kur ne të tjerët të numërojmë 1 milionë votat, në 12 Maj të gjithë të vazhdojnë punën qetësisht që mos të ketë luhatje çfarë do bëhet. Është një historike për t’u kuptuar, është një gabim historik që mund të ngelet si plagë. Ne e kemi humbur dikur trenin e historisë. Në 11 Maj kalon treni i historisë për të mbyllur negociatat dhe për të anëtarësuar Shqipërinë brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Ai komentoi rivalët e tij nga PD, duke thënë se në kënetën ku sipas tij kanë përfunduar, nuk mund ta afrojnë ata Shqipërinë me BE-në. ”Të thuash që procesin mund ta bëjnë dhe të tjerët, ata nuk mund ta bëjnë dot. Në rastin më të mirë atyre, që mos të kishin njomje të të ndenjurave në kënetë, ata hanë në kënetë, flenë në kënetë, qëndrojnë në kënetë”.
Burimi