Nikolla tregon përfundimisht nëse Berishës i digjet apo jo mandati si deputet

Nikolla tregon përfundimisht nëse Berishës i digjet apo jo mandati si deputet

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit. Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në Parlament për më shumë se 6 muaj, ndaj atij nuk i hiqet mandati.
”Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e nje personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutes”,-tha Nikolla. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që Berisha të marrë pjesë në aktivitetet dhe seancat plenare.
”Sot Kryetarja e Kuvedit lexoj drejt Kushtetuten sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha. Strukturat ligjore të Kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmenete të mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha në perputhje me kushtetutën ti krijohet mundësia që të ushtroj të plotë mandatin e deputetit, duke marrë pjesë në seancat parlamentare dhe aktivitetet parlamentare”,-tha Bardhi.
Kreu i PD-së ndodhet në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023, dhe nga aty çdo mbrëmje ai flet nga dritarja për mbështetësit që i shkojnë poshtë banesës.
Burimi