Niko Peleshi: Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme

Niko Peleshi: Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i bëri apel qytetarëve, të tregojnë kujdes në kushtet e motit me temperatura të larta, se një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme në pyje.
Peleshi ndau në rrjete sociale një video sensibilizuese për qytetarët, që të mos lejojnë që pakujdesia të shkatërrojë atë që na ka dhënë natyra.
“Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta! Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal”, tha Peleshi.
Përballë kësaj situate ministri shpehu angazhimin e institucioneve në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.
“Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet. Në rast emergjence kontakto: 127; 128; 129, ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile 08000911”, u shpreh Peleshi.
Burimi