“Nga goli më i shpejtë i Europianëve”, Rama: Kombëtarja e kreu misionin, bëri futbollin më të mirë në historinë e saj

“Nga goli më i shpejtë i Europianëve”, Rama: Kombëtarja e kreu misionin, bëri futbollin më të mirë në historinë e saj

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ekipin e kombëtares që mbylli sonte rrugëtimin e saj në Euro 2024. Teksa vë në pah tifozët kuqezi që janë supriza e këtij Europiani, Rama thekson se fuqitë më të mëdha të futbollit u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush.
Postimi i plotë
FALEMINDERIT
Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të.
Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush.
Burimi