Në 5-vjetorin e pandemisë Covid-19: Cili është impakti pozitivi i këtij vrasësi

Në 5-vjetorin e pandemisë Covid-19: Cili është impakti pozitivi i këtij vrasësi

______________Nullum malum quod prorsus omni utilitate careat- nuk ka gje te keqe qe te mos ia gjesh nje gje te mire!S’do te gjendet kurre nje menyre per t’i rikthyer dhe as nje çmim qe mund ta kompensoje humbjen e 7 milione njerezve nga pandemia Covid-19. Qe sot “feston” 5-vjetorin!E megjithate, duhet thene se ajo murtaje e rrezikshme na ka lene edhe nje trashegimi te pasur pozitive.Perpjekjet e jashtezakonshme qe u bene nga komuniteti shkencor mbareboteror per gjetjen e armeve te duhura qe t’i kunderviheshin emergjences, kane pasur efekte pozitive: perveçse kane persosur diagnozen dhe trajtimin e shume semundjeve, na kane ndihmuar per te njohur me mire biologjine e qenies njerezore.Nga vaksinat me mARN per tumoret te antitrupat monoklonale kunder semundjeve infektive, deri te zbulimi i te ashtuquajturve “autoantikorpet antiinterferon”!Jo me pak te rendesishme jane edhe ndikimet teknologjike e kulturore qe pati ne rritjen e ritmit te kerkimit shkencor, si dhe te nenvizimit te rendesise se pergatitjes sistemeve shendetesore per administrimin e krizave te ardhshme eventuale.• Vaksina me mARNMberritja e vaksinave me mARN, duhet te jete trashegimia me e vyer e pandemise.Nuk kishte ndodhur ndonjehere ne historine e njerezimit qe te prodhohej kaq shpejt nje vaksine e sigurt dhe efikase kunder nje virusi te ri.Teknologjine e prodhimit te tyre, shkenca kishte 20 vjet qe po e studionte, por deri ne kete pandemi, ajo nuk ishte perdorur ne shkalle te gjere.Vaksina me mARN kunder Covid-19-es, jo vetem nga nxori nga vorbulla e pandemise, por edhe hapi rrugen per perdorime alternative.• Terapite antitumoraleKa filluar eksperimentimi klinik i vaksinave te reja me mARN kunder disa tumoreve.mARN-ja sintetike (e sintetizuar ne laborator) eshte projektuar per ta instruktuar sistemin imunitar qe te njohe proteina specifike, te quajtura “neoantigjene”, proteina te cilat jane shprehje e mutacioneve gjenetike qe ndodhin ne qelizat e semura.Misioni biologjik i kesaj vaksine nuk eshte ta parandaloje shfaqjen e nje tumori, por te ndihmoje dhe te mbeshtese sistemin imunitar te pacienteve qe te te njohe dhe te luftoje me efikasitet tumorin.Deri me sot numerohen rreth 40 vaksina me mARN antikancer, ne faze studimi.• Antikorpet e monoklonuaraPandemia u dha shkencetareve mundesine qe antikorpet e moklonuara, te njohura per efikasitetin e tyre kunder semundjeve inflamatore dhe autoimunitare, mund te perdoren edhe si ilaçe antiinfektive, ne infeksione te renda.Aktualisht po studiohet perdorimi i tyre kunder malaries, Zikas dhe Ebolas.• AutoantikorpetCovid-19 na mesoi se ne rastin e nje semundjeje infektive, nuk duhet te “kapemi” pas agjentit patogjen pergjegjes, por edhe pas gjenetikes se bujtesit. Qe do te thote se po aq sa patogjeni, eshte i rendesishem edhe imuniteti yne i lindur.Duke dashur te shpjegohet se pse disa individe, edhe pse te vaksinuar, kane vuajtur forma te renda te Covid-19, eshte mberritur ne zbulimin e rolit te “autoantikorpeve anti-interferon.”Behet fjale per antikorpe te “çmendur” qe mund ta dobesojne pergjigjen imunitare, duke i lene semundjes udhe te lire per te avancuar deri ne forma te renda.• Gjenoma virusaleNevoja per te kuptuar se si perhapet virusi SARS-Cov-2, me “maskat”-variantet e veta, ishte faktor i shtytjeje te jashtezakonshme te kerkimeve te gjenomes virale.Studimi i gjenomes se nje virusi te panjohur – deri atehere – solli kerkime e bashkepunime te reja te bazuara ne sekuencimin e ADN-se virale.• Zemra nen “proven e zjarrit” te pandemisePasojat e pandemise ne zemer dhe sistemin kardiovaskular ne pergjithesi, kane qene “thembra e Akilit” e sistemit shendetesor boteror.Jane nxjerre mesimet e duhura qe nje pandemi e ardhshme e mundshme, te mos i gjeje sherbimet mjekesore te papergatitura dhe te shmanget kolapsi ku gati u zhyten ato ne pandemine Covid-19.Selim Kurti
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente