Ndeshja me Spanjën zbraz Kuvendin, deputetët “ia varin” punës. Seanca nis me 30 minuta vonesë

Ndeshja me Spanjën zbraz Kuvendin, deputetët “ia varin” punës. Seanca nis me 30 minuta vonesë

Edhe deputetët janë të ”çmendur” pas Europianit, saqë sot seanca plenare në Kuvend ka nisur me 30 minuta vonesë, pasi nuk po plotësohej kuorumi për nisjen e punimeve. Në sallë ndodhen vetëm 6 ministra. Ligjvënësit kanë katër orë kohë për të sjellë gjetjet në zonat elektorale.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se është abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë. ”33 milion euro fonde të BE-s, abuzime me fondet për zhvillimet e bujqësisë. Ju vidhni por skapi shton presionin ndaj opozitës dhe mban në arrest shtëpie liderin e opozitës”, tha ai.
Nga ana tjetër, edhe deputeti socialisti Erjona Braçe, ngiri zërin në mbrojtje të fermerëve. “Gruri është 25 lekë sot, kostoja e prodhimit shumë më lartë. Duhet analizuar dhe marrë vendimet e duhura. Është problem tregu, jo shitja.
Mjafton t’ju them që desh u prish aleanca mes Polonisë dhe Ukrainës, për të mbrojtur bujqit polakë. Edhe ne duhet të mbrojmë bujqit tanë. Më ka dalë vetja nga qejfi duke folur katër vite pa ndalim për këtë gjë. Por, ka ardhur kohë, të mendohet seriozisht kjo gjë”.
Burimi