Mori vulën e PD-së, Berisha thërret shqiptarët: Protestë kombëtare më 12 korrik tek Kryeministria

Mori vulën e PD-së, Berisha thërret shqiptarët: Protestë kombëtare më 12 korrik tek Kryeministria

Pasi mori vulën nga Apeli, kryetari i PD-së Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë, deklaroi se kjo parti ka si prioritet bashkimin e të gjithë demokratëve rreth flamurit të partisë së tyre. Gjatë mbledhjes, u vendos që PD-ja do të dalë në protestë më datë 12 korrik, ora 20:00.
”U them shqiptarëve se qeveria teknike krijohet në mënyrën më të pashmangshme, sepse Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Edi Rama dëshmoi në zgjedhjet e 14 majit se është i aftë të shkelë çdo ligj, normë kushtetutë.
Ajo nuk meriton as 24 orë të qëndrojë në pushtet në vend dhe ne duhet të ua bëjmë të qartë të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve tanë, se në rast se sot qeveris Edi Rama ai qeveris për shkak të dobësive tona dhe këto dobësi duhet të marrin fund sa më shpejt. Opozita është në provën e saj më të madhe në tërë ekzistencën e saj.
Do të arrijë ajo të imponojë një qeveri teknike apo të shkojë dhe të firmosë fitoren e radhës së Ramës dhe të ndëshkojë shqiptarët, alternativë tjetër nuk ka. Unë them se ne duhet të zgjedhim të parën”, deklaroi Berisha mes të tjerash.
Burimi