Meta fton ish-presidentët e Ballkanit Perëndimor

Meta fton ish-presidentët e Ballkanit Perëndimor

Nga Ilir Meta-
I nderuar të organizoja sonte në Tiranë, nën kujdesin e veçantë, Forumin Rajonal për një çështje tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendeve tona: “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së  ardhmes”.
Në fjalën time theksova ndër të tjera se nuk është për t’u habitur se si mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët, në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta.
Autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen nga procesi i anëtarësimit në BE tek krijimi i “Ballkanit të Hapur”, ku influencat europiane dhe jo-europiane përzihen dhe përplasen me kosto të lartë për vetë rajonin, për Europën dhe për NATO-n.
Sot, edhe më shumë se dje, nevojitet rikthim urgjent në shinat e politikës së jashtme klasike, dhe jo eksperimentale apo në formatin e “biznesit për paqe”.
Nevojitet njohja e realiteteve, rikthim në shtyllat e parimeve dhe forcim i kushtëzimit.

 
 
Burimi