Mbyllet protesta e opozitës, Berisha: Rama mori ndëshkimin e merituar nga të rinjtë

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha: Rama mori ndëshkimin e merituar nga të rinjtë

Ka zgjatur pak më shumë se një orë protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok. Në përfundim, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me këtë protestë, Edi Rama mori goditjen dhe ndëshkimin përfundimtar. Ishte protestë modeste në raport me at0 thirrjet që kishte bërë lideri demokrat se do të bëhej nami. Berisha tha: “Ju i dëgjuat fjalët e tyre, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si armik i egër, jo i TikTok, por armik i lirisë, i të rinjve shqiptarë. U damkos si i biri i të atit që 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit. Mori ndëshkimin e merituar. Kurrë s’kam dëgjuar fjalime kaq të bukura se sa dëgjova sot. Ishte dita e tyre, u mrekullova nga fjalët që mbajtët”.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente