Mbyllet pas 1 ore protesta e 14 e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Mbyllet pas 1 ore protesta e 14 e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Ka përfunduar pas rreth 1 ore protesta e 14 e opozitës e cila është zhvilluar përpara ambienteve të godinës së Bashkisë së Tiranës.
Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, duke pasur edhe përplasje fizike.
Ndërkohë që gjatë protestës mbajtën fjalime përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues të Aleancës për teatrin.
Ndërkohë që fjalimet u shoqëruan edhe me djegie gomash nga ana e protestuesve.
Në përfundim të marshimit, opozita u shpreh se nuk do të ndalen dhe do të vijojnë protestat e tyre dhe e radhës mund të jetë javën e ardhshme.

 
Burimi