Mblidhet sot bordi i ERE, shqyrtohet çmimi i ri i energjisë për konsumatorët

Mblidhet sot bordi i ERE, shqyrtohet çmimi i ri i energjisë për konsumatorët

Ekonomi E Martë, 7 Janar 2025 09:28
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) do të shqyrtojë ditën e sotme çmimin e ri të energjisë elektrike për konsumatorët. Mbledhja do të fokusohet në çmimin e shitjes me pakicë për klientët e shërbimit universal për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025.
Ndërkohë qeveria ka njoftuar se po punohej për një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Ajo tha se procesi është në analizë dhe se po optimizohen proceset teknike për të ofruar një çmim më të mirë për qytetarët në vitin 2025.

Aktualisht, çmimi i energjisë është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, dhe 11,4 lekë me TVSH për familjet. Pensionistët që marrin kompensim shtesë prej 648 lekësh për energjinë elektrike gjithashtu përfitojnë një ndihmë shtesë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente