Mbappe synon të kalojë Ronaldon dhe të thyejë rekordin te Reali

Mbappe synon të kalojë Ronaldon dhe të thyejë rekordin te Reali

Sporti E Mërkurë, 19 Mars 2025 12:03
Kylian Mbappé është në rrugën e tij për të vendosur një rekord, që as Cristiano Ronaldo nuk e ka arritur te Real Madridi. Bëhet fjalë për numrin e golave të shënuar në sezonin e tij të parë me ekipin e Real Madridit, ku mbajtësi i rekordit në fjalë nuk është portugezi, por kiliani Iván Zamorano.
Ish-sulmuesi arriti të shënonte 37 gola në sezonin e tij të parë duke veshur fanellën merenguese, rekord që nuk është thyer për 33 vite. Pak pas Zamoranos, ndodhet Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 33 gola në sezonin e tij të debutimit (2009-2010) me Real Madridin.

Portugezi e arriti këtë shifër në 35 ndeshje, pas dy lëndimeve që sigurisht e penguan të kalonte kilianin. I barabartë me CR7 është një tjetër sulmues, që pati ndikim të madh te Real Madridi kur mbërriti. Bëhet fjalë për holandezin Ruud van Nistelrooy, i cili në sezonin 2006-2007 shënoi 33 gola në 47 ndeshje.
Në vendin e katërt ndodhet Kylian Mbappé, i cili ka arritur 31 gola, me fazën vendimtare të sezonit ende për t’u zhvilluar. Sulmuesi francez ka nevojë për 44 ndeshje për ta arritur këtë shifër golash. Me më shumë se 10 ndeshje deri në fund në të gjitha kompeticionet, shanset për të thyer rekordin janë të mëdha.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente