
Manaj merr vendimin për të ardhmen, gati kalimi te ekipi i njohur
Sporti E Enjte, 20 Mars 2025 12:05
Rey Manaj mbetet një nga sulmuesin më të vlerësuar në Turqi. Emri i “bomberit” kuqezi mbetet fiks në tregun e transferimeve dhe sipas të gjithë gjasave ku pritet të jetë sezoni i tij i fundit me ekipin e Sivasspor, pavarësisht se në janar rinovoi kontratën e tij aktuale deri në 2026.
Mediat vendase shkruajnë se Manaj po ndiqet nga disa prej klubeve më të mëdha në Turqi, por vetë sulmuesi shqiptar me sa duket ka zgjedhur të vijojë karrierën tek ekipi i Trabzonspor.
Manaj ka dhënë pëlqimin për një transferim të tillë, ndërsa pritet që të arrihet edhe një akord me ekipin e Sivasspor, për të vënë në jetë një lëvizje të tillë.
Manaj ka realizuar 8 gola këtë sezon, ndërsa pritet të zbres si titullar edhe në Ëembley, me trajnerin Sylvinho që beson shumë tek aftësitë e tij.
Burimi