
Luan Kashi publikon këngën ”Akull”: Një ëndërr e bërë realitet
Showbiz E Mërkurë, 19 Mars 2025 19:22
E ka vetëm pasion muzikën dhe siç edhe e paralajmëroi me një status këtë baladë e ka shkruar vetë ai para disa muajsh dhe ka dashur ti japë jetë dhe sapo ështê publikuar. Po flasin pêr artistin e ri Luan Kashi me origjinë nga Shqipëria, por ka zgjedhur të jetojë dhe veproi në Gjermani.
E në fakt ky projekt i pari ardhur nga ai është mjaft i bukur e mban titullin “Akull”, por zëri i tij i ngrohtë e bën një super këngë megjithëse ai me skepticizmin e tij thotë se nuk e shikon vetëm si një këngëtar të mirëfilltë, por ndoshta do të ndryshojë mendje pasi edhe muzika dhe klipi me zërin e tij dhe si e para këngë ka nisur të pëlqehet mjaft.
Ai teksa e ka publikuar këtë këngë në shpêrndarjen në rrjetin e tij social shkruan kështu: “AKULL. Një ëndërr e bërë realitet, një projekt të cilin e kam shkruar vetë dhe melodi të projektuar që disa muaj. Më në fund pasionin tim për muzikën e konkretizova me njê dhuratë për veten për ti vënë një ëndërr në sirtar një vulë.
Falenderoj studion MONOAL për Beat dhe videoklipin si dhe Mario Marku -Production që besuan tek unë dhe kur unë nuk kisha besim tek vetja që do arrija të bëja nje projekt në atë formë që ju do e dëgjoni! Me punën e palodhur në realizimin e këtij projekti keni gjithë mirënjohjen time dhe përzemërsisht FALEMINDERIT”. Kënga është në të gjitha platfornat online dhe mund ta shihni e dëgjoni e klikoni dhe në linkun më poshtë e padiskutim se do tju pëlqejë.
Burimi