Liverpooli synon futbollistin nga Bundesliga për të zëvendësuar Van Dijk

Liverpooli synon futbollistin nga Bundesliga për të zëvendësuar Van Dijk

Sporti E Premte, 14 Mars 2025 13:32
Zëvendësuesi i mbrojtësit Virgil van Dijk te skuadra e Liverpool mund të vijë nga Bundesliga. Javët e fundit, Liverpool ka bërë lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë për holandezin, të cilit i skadon kontrata me “The Reds” më 30 qershor.
Siç raportohet nga “Sport Bild”, Nico Schlotterbeck, qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, është zgjedhja numër një nga drejtuesit e Liverpool. Gjithsesi, për skuadrën angleze  nuk do të jetë e lehtë të marrë 25-vjecarin.

Çmimi minimal i kërkuar nga Borussia Dortmund për lojtari është 50 milionë euro, duke pasur parasysh se gjermani aktualisht ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2027.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente