
LIGA E KOMBEVE/ Italia sfidon Gjermaninë, Kosova pret Islandën
👁1294
Sporti E Enjte, 20 Mars 2025 14:58
Këtë të enjte, do të luhen disa ndeshje në Ligën e Kombeve, të vlefshme për çerekfinalet, por edhe për fazën “play off”. Kosova pret në Prishtinë Islandën, me ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në këtë përballje luhet për një vend në Ligën B dhe synohet kualifikimi, i cili do të vendoset në dy ndeshje. Sa i përket çerekfinaleve, spikat Itali-Gjermani, e cila do të luhet në stadiumin “San Siro”.
Përballje spektakolare do të jetë edhe ajo mes Holandës dhe Spanjës, pa anashkaluar ndeshjet Kroaci-Francë dhe Danimarkë-Portugali.
Burimi