![Lamtumira për Ismail Kadarenë! Helena me të zeza mbërrin në TKOB, e shoqëron Veliaj](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/lamtumira-per-ismail-kadarene-helena-me-te-zeza-mberrin-ne-tkob-e-shoqeron-veliaj_6685107da9b77.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Lamtumira për Ismail Kadarenë! Helena me të zeza mbërrin në TKOB, e shoqëron Veliaj
👁1314
Përcillet sot për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare.
Ashtu siç u bë e ditur, kanë nisur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit homazhet publike për Kadarenë, ndërsa në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 nis kortezhi për përcjelljen në varreza.
Siç shikohet nga videoja e Koha Jonë nga gazetari Albert Vataj, Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të madh ka mbërritur në TKOB, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Burimi