
Kumbulla: Shqipërinë e zgjodha me përzemërsi, nuk kam parë asnjë lojtar si Asllani
Sporti E Martë, 11 Mars 2025 16:50
Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla nuk hezitoi të fliste për Kombëtaren, në një intervistë të dhënë së fundmi. Ai vlerësoi mbi të gjithë Kristjan Asllanin.
“Çfarë do të thotë për ty të luash për Shqipërinë? Kur e zgjodha mora shumë përzemërsi, në Shqipëri patriotizmi është i fortë. Babai im erdhi në Itali rreth 30 vite më parë dhe u vendos në Peschiera.
Më pas mbërriti nëna ime dhe vëllezërit e mi. Nga muratorë ata hapën një kompani ndërtimi dhe një restorant. Ne jemi rritur këtu dhe jemi të gjithë krenarë për rrugën tonë.
Një mendim për Kristjan Asllanin? Nuk kam parë kurrë një lojtar si ai që bën goditje me të dyja këmbët dhe nuk vihet re ndryshimi. Asllani thjesht duhet të rritet më tej dhe të gjejë besimin e Interit”, shprehet Kumbulla.
Burimi