
Kryebashkiaku në burg, shpërthejnë protestat
Bota E Mërkurë, 19 Mars 2025 15:12
Stambolli është përfshirë nga protestat masive dhe përplasjet, pas anulimit të gradës së kryetarit të bashkisë dhe kandidatit për president të CHP, Ekrem Imamoglu si dhe arrestimit të tij mëngjesin e së mërkurës.
Studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar. Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues duke brohoritur pro-demokracisë, arritën të thyenin bllokadën e policisë. Ata u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre demokratike. Më pas marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane.
Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll. Policia turke ndaloi protestuesit para Shkollës Ekonomike. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim.
İstanbul Üniversitesi’ndeki yürüyüşte öğrenci seli polis barikatını böyle aştı!https://t.co/MYXuZcOj5z pic.twitter.com/UgcWd1xaQq
— BirGün Gazetesi (@BirGun_Gazetesi) March 19, 2025
Burimi