Konsultimi publik në qeverisjen qendrore/ Balla flet për shtim transparence, Tabaku e quan proces fals

Konsultimi publik në qeverisjen qendrore/ Balla flet për shtim transparence, Tabaku e quan proces fals

Konsultimi publik në qeverisjen qendrore ishte akti i radhës së përplasjes mes qeverisë dhe opozitës. Taulant Balla në fjalën e tij foli për rritje të transparencës, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e quajti fals procesin konsultativ. ”Jemi në një fazë ku konsultimin publik nuk mund ta bëjmë për sy e faqe, por ta bëjmë të plotë dhe rrënjësor”, tha Balla.
Kurse deputetja e PD-së, Jorida Tabaku foli për diçka tjetër. ”Unë arrita që duke hyrë këtu të kapja thelbin e qeverisë për konsultimet publike. Pyet 100 vjet dhe bëj si di vetë”, u shpreh Tabaku. Balla tregoi për një projekt të ri të qeverisë shqiptare, për të rritur transparencën dhe llogaridhënien, por Tabaku e pa me dyshim duke marrë shembullin e mos dhënies së informacionit për negociatat që po zhvillohen me Bashkimin Evropian.

”Qeveria shqiptare pozicionet negociuese të saj nuk i publikuar. Ne kemi një mungesë transparence vetë në procesin e integrimit, atëherë çfarë presim që ky proces konsultimi të ndodh jo vetëm në procesin ligjbërës por përtej saj”, vijoi Tabaku.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente