
Kompany: Na pret sfidë fantastike ndaj Interit, duam të luajmë ndaj më të mirëve
👁894
Sporti E Mërkurë, 12 Mars 2025 16:16
Bayerni fitoi edhe sfidën e kthimit ndaj Leverkusen, duke siguruar një biletë për në çerekfinale të Championsit. Atje ku përballë do të jetë Interi, një ndeshje që nuk e tremb aspak trajnerin e bavarezëve Vincent Kompany.
“Do të jetë një sfidë fantastike. Detyra jonë si trajnerë është gjithmonë të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe gjatë pushimit ndërkombëtar do të shohim se çfarë na ofron kundërshtari. Jemi në këtë kompeticion sepse duam të luajmë kundër më të mirëve dhe të presim që të zbresim në fushë”, deklaroi Kompany.