KLP miraton drejtuesit e prokurorive në Shkodër, Berat dhe Elbasan

KLP miraton drejtuesit e prokurorive në Shkodër, Berat dhe Elbasan

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi në prani të 8 anëtarëve të Këshillit dhe përfaqësueseve nga Ministria e Drejtësisë dhe projekti EU4JUSTICE, një seancë që prodhoi edhe disa vendime.
Në nisje të seancës, rendit të ditës iu shtua për diskutimpropozimi për caktimin e përkohshëm të drejtueses së Prokurorisë Korçë, Dhorina Theodhori, i cili u miratua unanimisht.

Po ashtu u miratuan përkohësisht drejtuesit e 3 prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, Berat dhe Elbasan, për një afat 3-mujor. Pasi u njoh me propozimet e sjella nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli miratoi si vijon: Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë Shkodër; Edina Kurti, drejtuese e Prokurorisë Berat; Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë Elbasan.
Këshilli miratoi projektvendimin për shpalljen e pozicionit vakant për drejtues në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. Në fund Këshilli miratoi unanimisht edhe raportin vjetor të punës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, për vitin 2024.
Burimi