KKT 44 vendime për zhvillimin e infrastrukturës dhe ndërtimit – Nga leja e ndërtimit të Porto Romanos, te kullat e Tiranës, cila është lista?

KKT 44 vendime për zhvillimin e infrastrukturës dhe ndërtimit – Nga leja e ndërtimit të Porto Romanos, te kullat e Tiranës, cila është lista?

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit ka miratuar 44 vendime në lidhje me lejet e ndërtimit. Në to janë përcaktuar zhvillimet e ardhshme në fushat e infrastrukturës rrugore dhe sektorin e ndërtimit. Sipas listës, KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për Portin e ri në Porto Romano i cili është në fazë fillestare ndërsa subjekt zhvillues është Autoriteti Portual Durrës.
Një object tjetër me rëndësi që gjendet në Durrës është edhe leja e ndërtimit të kompleksit të Akademisë së Futbollit.
Në listën e 44 projekteve të miratuara janë edhe disa investime të tjera publike përfshirë nënstacione për eënergjinë elektrike, infrastrukturën detare në Orikum, ndërhyrjet në xhaminë e Plumbit në Shkodër si edhe një sërë ndërtimesh në funksion të menaxhimit të fluksit turistik në disa bashki të vendit.
Pjesën më të madhe të vendimeve të marra e përbëjnë lejet e miratuara për sektorin e ndërtimit sidomos në Tiranë. Më kryesorja është leja për zhvillimin e një kulle e cila do të jetë me 65 kati mbi tokë dhe gjashtë kate nën tokë. Ndërkohë në listën e vendimeve të KKT janë dhe ndërtime në rrugën “Dritan Hoxha” kudo të jetë me 35 katë si dhe në rrugën “Teodor Keko”, për ndërtimin e një ndërtese me 50 kati mbi tokë. Ndërtime të rëndësishme planifikohet të kryhen edhe në Bashkitë Himarë, Vlorë dhe Lezhë.
Që nga viti 2019 ka pasur një rritje të ndjeshme lejeve të dhëna për ndërtim. Sipas INSTAT vetëm në Tiranë në periudhën 2019-2023 janë dhënë 6.5 milionë metër katrore leje ndërtimi.

Diamila Leka/ Scan
 
Burimi