Kane-Bellingham: Fitore e bukur

Kane-Bellingham: Fitore e bukur

Sporti E Shtunë, 22 Mars 2025 11:13
Harry Kane, kapiteni i Anglisë, e nisi me gol këtë fushatë, por për të më e rëndësishme ishte fakti që Anglia e nisi me fitore: “Ky ishte objektivi kryesor jonë, për të marrë 3 pikët. E dominuam ndeshjen, Shqipëria ishte më e ngadaltë në pjesën e dytë. Janë një skuadër e fortë dhe shpeshherë na vunë në vështirësi. Rezultati 2 me 0 është shumë i mirë”, theksoi Kane.

Shijon këtë fitore edhe Jude Bellingham: “Shkoi mjaftueshëm mirë. Ne e kishim të qartë se si duhet të luanin dhe çfarë kërkonim nga kjo ndeshje. Sigurisht, është e vështirë kundër ekipeve që mbrohen poshtë. Në përgjithësi e ndoqëm mirë planin që kishim. Kemi zhvilluar një javë stërvitje të mirë dhe kjo ishte një fitore e bukur për të nisur një erë të re, u shpreh ylli i Real Madrid.

 
Burimi