Kancelari Scholz lavdëron kombëtaren gjermane

Kancelari Scholz lavdëron kombëtaren gjermane

Ëndrra për një triumf të katërt në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro2024 pas fitoreve të viteve 1972, 1980 dhe 1996 nuk mundi të bëhet realitet për kombëtaren gjermane të futbollit.
Skuadra e trajnerit të kombëtares Julian Nagelsmann humbi në çerekfinalen e Kampionatit Evropian në ndeshjen kundër Spanjës me rezultatin 1:2 pas kohës shtesë.
Kombëtarja e Spanjës e mposhti Gjermaninë me golin e shënuar në minutën e 119-të nga M. Merino. Spanja u kualifikua në këtë mënyrë për në gjysmëfinalen e kampionatit europian Euro 2024.

Zhgënjim i madh
Për Toni Kroos kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij mbresëlënëse.
Pas përfundimit të ndeshjes dhe eliminimit të kombëtares gjermane të futbollit në çerekfinale të Kampionatit Evropian ndaj Spanjës mesfushori Toni Kroos u tha gazetarëve: “Ndjeva një lloj zbrazëtie dhe një zhgënjim të madh”,  “Kjo lidhet më pak me përfundimin e karrierës sime, dhe është kryesisht për shkak se ëndrra e ekipit u shkatërrua”.
“Kampionati Evropian është një sukses i madh edhe për ekipin gjerman. Kam përshtypjen se ekipi ka pasur mbështetjen e shumë njerëzve. Kushdo që lufton edhe mund të dështojë. Kjo duhet nderuar”, tha politikani i SPD pas eliminimit të kombëtares gjermane.
Burimi