Interi mund pastër Atalantën dhe shkëputet në krye të Seria A

Interi mund pastër Atalantën dhe shkëputet në krye të Seria A

Sporti E Diel, 16 Mars 2025 22:49
Inter merr një fitore të pastër 0-2 ndaj Atalantës në Bergamo, në ndeshjen e fundit të javës së 29-të në Serie A.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 53-të falë Carlos Agusto. Braziliani dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit nga Hakan Calhanoglu.

Në minutën e 81-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë. Ederson u ndëshkua me dy karton të verdhë për pak sekonda për protesta ndaj arbitrit.
Goli i sigurisë për zikaltrit do të vinte në minutën e 87-të, ku Lautaro Martinez do të dërgonte topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Barella.  Me këtë fitore, Inter ruan vendin e parë me 64 pikë, 3 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë. Atalanta mbetet në vend të tretë me 58 pikë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente