INSTAT: Fieri dhe Korça me numrin më të lartë të gjedhëve

INSTAT: Fieri dhe Korça me numrin më të lartë të gjedhëve

Blegtoria është një sektor i shtrirë në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2023 në shkallë vendi kishte 263.385 krerë gjedhë.
Kategoria kryesore përfaqësohet nga lopët e qumështit me rreth 88,24% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
INSTAT bën të ditur se, qarqet më përfaqësues lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2023, janë Fieri me 14,76% dhe Korça me 11,76% ndaj numrit gjithsej të gjedhëve.
Sa i takon mbarështimit të të imtave, përqendrimi i lartë i tyre është në rajonin jugor të vendit.
Referuar statistikave zyrtare, numri i të imtave, në fund të vitit të kaluar shënoi 1.206.206 krerë. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 83,43% ndaj numrit gjithsej të tufës. Numri i dhirtave në vitin 2023, është 640.242 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit me 79,96% ndaj numrit gjithsej të krerëve
Sipas INSTAT, përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 28,52% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,84% ndaj numrit gjithsej të krerëve. Ndërsa përqendrimi më madh i numrit të të dhirtave është në qarkun e Vlorës me 28,11% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 15,31% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Në vitin 2023, numri i krerëve të derrave është 114.833 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dosat me 9,18% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Përqendrimi më madh i numrit të derrave është në qarkun Lezhë me 48,09% dhe në qarkun Shkodër me 21,61% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Krahasuar me vitin 2022, numri i krerëve në blegtori shënoi rënie, por vihet re një konsolidim i fermave drejt krijimit të stallave me mbi 10 lopë dhe investimeve në industrinë përpunuese, që po krijojnë modelin zinxhir të prodhimit në këtë sektor.
/r.e/ ATSH
 
Burimi