I zbuluan të dashurin? Xheneta reagon ashpër

I zbuluan të dashurin? Xheneta reagon ashpër

Showbiz E Martë, 18 Mars 2025 21:20
Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht ndaj disa raportimeve që qarkulluan në mediat rozë lidhur me një lidhje të mundshme të saj. Në disa prej këtyre lajmeve, u paraqit një person i ri që thuhej se ishte i dashuri i Xhenetës, dhe se dyshja po kalonin kohë së bashku në Dubai.
Përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këtyre lajmeve, duke sqaruar se këto raportime janë të pavërteta dhe se ajo ka vendosur të reagojë pas disa ditësh heshtjeje.

“Jam e vetëdijshme që emri im mund të jetë tërheqës për portale që kërkojnë klikime, por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë publikimin e lajmeve të pavërteta. Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, por nga ky moment e në vazhdim, çdo shpifje dhe keqinformim mediatik do të ndiqet penalisht dhe do të adresohet përmes institucioneve ligjore përkatëse”, tha ajo.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente