Guardiola i përgjigjet Capellos: Nuk jam aq i aftë sa të shkatërroj futbollin italian

Guardiola i përgjigjet Capellos: Nuk jam aq i aftë sa të shkatërroj futbollin italian

Sporti E Shtunë, 15 Mars 2025 15:48
Fabio Capello, shpërtheu në kritika ndaj Pep Guardiolës pak ditë më parë. Tekniku italian, e quajti atë të Manchester City-t, si arrogant. Në intervistën për “El Mundial”, Capello theksoi se Guardiola e ka shkatërruar futbollin italian, sepse trajerët e Serisë A, tentuan ta kopjojnë.
Në reagim për këtë, Guardiola u shfaq i përmbajtur, duke thënë se ai dhe Manchester City e kanë rritur nivelin e Premier League.

“Kur një trajner i madh, një nga më të mirët si Fabio Capello, bën një deklaratë të tillë, nuk mendoj se është arrogancë. Ne kemi ndihmuar për të ngritur nivelin e Premier League.
Skuadrat kanë investuar më shumë në merkato, janë organizuar më mirë, kanë struktura më të mira dhe marrin vendime më të zgjuara. Çdo ekip ka lojtarë të mirë.
Nuk është hera e parë që Fabio Capello thotë diçka të tillë. Nuk jam aq i aftë sa të shkatërroj futbollin italian, është shumë i rëndësishëm. Një përqafim i madh për Fabion”, deklaroi Guardiola.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente