Formacioni anti-Spanjë. Arbër Hoxha dhe Ivan Balliu dalin në fushë, Sylvinho ul në stol Hysajn

Formacioni anti-Spanjë. Arbër Hoxha dhe Ivan Balliu dalin në fushë, Sylvinho ul në stol Hysajn

Të hënën Shqipëria dhe Spanja luajnë në përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast.
Trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë. Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.
Porta duket se është e Strakoshës, teksa në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do i bëjnë ballë “Furisë së Kuqe”. Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë.
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Laçi; Hoxha, Broja.
Trajner: Sylvinho.
Burimi