Flamur Noka: Me 11 korrik do të shkundim kryeministrin me protestën tonë kombëtare

Flamur Noka: Me 11 korrik do të shkundim kryeministrin me protestën tonë kombëtare

Sekretari i Përgjithshëm  i PD, Flamur Noka, tregoi sot se Grupi parlamentar i PD zhvilloi një mbledhje duke pasur në fokus protestën që do të zhvillohet më 11 korrik para Kryeministrisë në orën 20:00. Synimi i kësaj proteste do të jetë shkundja e këtij regjimi kriminal dhe korruptim në të gjitha fushat.
“Mbledhja e Grupit parlamentar, – tha Noka, –  kishte si synim të saj, protestën e datës 11 korrik si një protestë kombëtare, që duhet ta shkundë këtë regjim kriminal dhe korruptim.
Pikë tjetër ishte edhe një interpelancë e kërkuar nga Grupi parlamentar i PD me ministren e Shëndetësisë për gjendjen e rënduar të tmerrshme të shëndetësisë në Shqipëri. Edi Rama do të lajë duart si Ponc Pilati duke ia faturuar mjekëve gjithë këtë katastrofë shëndetësore dhe si zgjidhje, ekspertët! Nuk zgjidhet! Zgjidhja vjen me vullnet politik!
Ky është vendimi Grupit parlamentar të PD-së dhe vullneti politik do të demonstrohet më 11 korrik në ora 20:00 dhe pastaj në vazhdim me përballje derisa të gjunjëzojmë këtë qeveri dhe të japim vendit një zgjidhje politike, e cila është qeveria teknike; derisa lideri i opozitës të lirohet nga burgosja politike ose pengmarrja politike nga ana e regjimit,”përfundoi Noka.
Burimi