”Fitues i zgjedhjeve do të jetë Kurti”, Vangjeli: Problem të zgjedhë kryeministrin

”Fitues i zgjedhjeve do të jetë Kurti”, Vangjeli: Problem të zgjedhë kryeministrin

Këtë të dielë janë zgjedhjet në Kosovë, dhe analisti Lorenc Vangjeli thotë se fitues do të jetë Albin Kurti. Nga ana tjetër ai shton se do jetë e vështirë për të zgjedhur kryeministrin, pasi Kurti ka përballë frontin opozitar, që edhe pse nuk janë bashkë të gjithë kundër Kurtit.
”Ka ethe popullore që duket sikur përmbyset bota. Bota po ndryshon dhe askush nuk mund të vërë bast dhe të parashikojë çfarë do ndodhë nesër. Çfarë e kemi marrë të mirëqenë sot, për shkak të zgjedhjes së Trump nuk mund të jetë nesër.

Ka një mungesë ekuilibri në të dyja krahët. Në Tiranë është aksion, nëse do të faktorizohesh duhet të njihesh, në Prishtinë kjo gjë nuk ekziston. Janë shumë më të vëtë-plotësuar me njëri tjetrin pa pasur nevojë për tu faktorizuar me ndihmën e Tiranës.
Nga ana tjetër parashikimet për atë çfarë ndodh në Kosovë janë një fitues dhe një humbës që përmblidhen nën xhaketën e një personi. Fitues do jetë Albin Kurti që do ta nxjerrë partinë e tij të parë në garë, por do të këtë probleme për të nxjerrë kryeministrin sepse është i vetëm përballë një fronti opozitar”, tha Vangjeli ne emisionin “Log” ne News24.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente