![Evropa rrezikon të humbasë rëndësinë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/evropa-rrezikon-te-humbase-rendesine_67b474f127b56.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Evropa rrezikon të humbasë rëndësinë
Negociatat e paqes mes SHBA dhe Rusisë për Ukrainën po bëhen më konkrete. Po a do të jenë evropianët pjesë e tyre? Administrata e Trumpit e sheh kontributin e BE-së kryesisht tek trupat paqeruajtëse.
Ç’rol luan Evropa për të ardhmen e Ukrainës?
Administrata e re amerikane paraqet në radhë të parë kërkesa, por tregon pak gatishmëri për ta përfshirë Evropën në bisedimet e paqes me Rusinë. Kjo u bë e qartë, për shembull, nga një deklaratë e bërë nga përfaqësuesi i qeverisë amerikane për Ukrainën, Keith Kellogg. BBC-ja e citon atë me fjalët: negociatat e mëparshme kanë dështuar, sepse në to kishin qenë të përfshira shumë palë.
Por evropianët mund të japin kontributin e tyre, i cili sipas përfytyrimeve të administratës së presidentit Trump, duhet të konsistojë në dërgimin në Ukrainë të ushtarëve për një forcë paqeruajtëse ose për programe stërvitore pas përfundimit të luftës së agresionit rus.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih se ishte në dijeni se administrata amerikane kishte nisur një kërkesë në formë pyetësori për vendet anëtare të NATO-s për t’u informuar se me sa ushtarë dhe në çfarë forme mund të kontribuojnë për trupën paqeruajtëse në Ukrainë.
Evropa të paguajë, por jo të bashkënegociojëKërkesa lidhet padyshim me planin e presidentit amerikan Trump për të negociuar me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, për një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës.
Trumpi pret që pas arritjes së një marrëveshjeje të mundshme, evropianët të marrin përgjegjësinë për të siguruar që Rusia të mos sulmojë përsëri Ukrainën.
SHBA-ja tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë.
Kurse Evropa duhet të paguajë, por të mos ketë të drejtën e fjalës në negociatat për Ukrainën – ky duket të jetë roli që administrata e re amerikane i jep Evropës lidhur me formësimin e së ardhmes së Ukrainës.
Shqetësimi i shteteve evropiane është se tani ukrainasit tani mund të detyrohen të bëjnë lëshime që në fakt nuk duan t’i bëjnë. Ndër të tjera të heqë përkohësisht dorë nga anëtarësimi në NATO.
Scholz i “irrituar” nga diskutimi për forcat paqeruajtëseKancelari gjerman Olaf Scholz e hodhi poshtë edhe një herë si “plotësisht të parakohshëm” diskutimin për një forcë paqeruajtëse evropiane për Ukrainën. “Unë jam pak i irrituar nga këto debate, e them sinqerisht këtë”, tha ai pas samitit të Ukrainës në Paris.
Ky është një “debat i papërshtatshëm, në kohën e gabuar dhe për temën e gabuar”, tha Scholz. “Ne nuk jemi ende në paqe, por në mes të një lufte brutale që po vazhdon të zhvillojë Rusia.”DW
Burimi