Egbo rikthehet zyrtarisht në Superiore, merr drejtimin e ekipit të …

Egbo rikthehet zyrtarisht në Superiore, merr drejtimin e ekipit të …

Emmanuel Egbo rikthehet në Superiore. Tekniku nigerian është zyrtarizuar si timonieri i Bylisit për sezonin e ardhshëm. Skuadra ballshiote siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar dhe në pankinë do të ketë një emër të njohur dhe një “ish”.
50-vjeçari e njeh mjaft mirë Bylisin, pasi portën e këtij ekipi e ka mbrojtur për 4 sezone (2008-2012), por jo vetëm. Egbo ka punuar edhe si trajneri i parë në Ballsh (gusht 2013-maj 2014). Por edhe si ndihmës trajner dhe trajner portierësh.
Trajneri afrikan, i cili zotëron edhe pasaportën shqiptare, drejtoi Prishtinën në Kosovë nga tetori i vitit të kaluar deri në 2 qershorin e këtij viti. Me bardhekaltrit arriti të fitonte Superkupën e Kosovës, ndërkohë që me Tiranën në Superiore fitoi titullin kampion në 2020.
Burimi