Edhe Armenia njeh Palestinën: Pro zgjidhjes me dy shtete, armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Edhe Armenia njeh Palestinën: Pro zgjidhjes me dy shtete, armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Armeni është vendi i radhës që njeh shtetin e Palestinës. Lajmi u dha nga Ministria e Jashtme e cila shtoi se mbështet rezolutën e OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe është në favor të zgjidhjes me dy shtete të konfliktit palestinezo-izraelit.
“Republika e Armenisë ka aderuar në rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Për më tepër, Republika e Armenisë është e interesuar për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm midis popullit hebre dhe palestinez.
Në platforma të ndryshme ndërkombëtare, ne kemi mbështetur gjithmonë zgjidhjen paqësore dhe gjithëpërfshirëse të çështjes palestineze dhe mbështesim parimin e “dy shteteve” për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Burimi