Do t’i bashkohet PS-së? Sula: Nuk përjashtoj asnjë alternativë

Do t’i bashkohet PS-së? Sula: Nuk përjashtoj asnjë alternativë

Deputeti i PD, Dashnor Sula i mbetur jashtë listave, thotë se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti. Grumbullin e ofertave që ka marrë po i shqyrton për pas 11 majit, mes tyre nuk përjashton dhe atë të Partisë Socialiste.
”Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im. Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe është meritë e kundërshtarit që mi njeh vlerat që bënë të mundur të tërheq të zhgënjyerit”, tha Sula për Top Channel.

Ftesën e Ramës po e merr në konsideratë, por kushtit të tij i përgjigjet me një tjetër kusht duke treguar vijën e kuqe në rast pranimi. ”Asnjë alternativë nuk përjashtoj por e kam të panegociueshme lirinë time si individ politik”, tha ai.
 
Burimi