Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në SPAK
👁676
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Nuk dihet arsyeja se përse është thirrur Dogjani nga SPAK dhe për cilën dosje do të japë shpjegime para oficerëve të BKH-së.
Dogjani ka hyrë në SPAK rreth orës 10:00.