Dafina Zeqiri në prag të pauzës muzikore

Dafina Zeqiri në prag të pauzës muzikore

Showbiz E Martë, 11 Mars 2025 21:24
Dafina Zeqiri nuk është ndalur duke sjellë projekte të reja apo duke realizuar koncerte. Teksa ditët kalojnë, duket se shumë shpejt situata do të ndryshojë pasi këngëtarja ka planifikuar të marrë një pushim, pasi është shtatzënë dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë shumë shpejt.
Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka mbetur shumë pak para se të tërhiqet. Gjithsesi, ka një lajm të mirë: muzika e saj nuk do të mungojë.

”Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë net magjike për t’ju parë para pauzës sime. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente