Cristiano Ronaldo shpjegon pse u përlot pasi humbi penalltinë ndaj Sllovenisë

Cristiano Ronaldo shpjegon pse u përlot pasi humbi penalltinë ndaj Sllovenisë

Cristiano Ronaldo u përlot mbrëmjen e djeshme ndaj Sllovenisë pasi humbi një 11-metërsh. Pas përfundimit të lojës, ai shpjegoi shpërthimin e tij emocional. Në “ruletën ruse” të penalltive, Portugalia ia doli që falë 3 pritjeve të portierit Diogo Costa të kalonte Slloveninë, duke u kualifikuar në çerekfinale
Kur Bernardo Silva vendosi penalltinë e fundit në favor të Portugalisë, shumica e shokëve të tij u vërsulën menjëherë drejt golashënuesit, por Ronaldo, tashmë 39 vjeç, u pa të shijonte thuajse në heshtje këtë fitore. Pas ndeshjes, CR7 shpjegoi për mediat arsyen përse ai qau kur dështoi nga pika e bardhë përballë portierit slloven Oblak.
“Në fillim isha tepër i trishtuar, tani jam thjesht i lumtur. Ky është futbolli. Kështu ndodh në futboll. U përpoqa të vendosja ndeshjen, por nuk ia dola, humba penalltinë. Kjo është shumë e trishtueshme për mua dhe ka ndodhur rrallë. Prandaj më duhej të qaja. Ka momente që nuk mund të shpjegohen, ku thjesht kalon pasioni”, tha Ronaldo pas ndeshjes.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente