
Charles Bukowski, poeti i realitetit të zhveshur, zëri vërtetë i Los Anxhelos, qytetit të engjëjve
Nga Albert Vataj
Një figurë kulti, romancier, tregimtar, poet dhe gazetar dhe një personazh atipik. Konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj që ka dalë nga Los Anxhelosi. Shumë janë ata që mendojnë se Charles Bukowski ishte si një zë i vërtetë i qytetit të engjëjve. Bukowski, i njohur gjithashtu si “Buk”, shkroi me emocione të papërpunuara dhe pikturoi me fjalë. Pëlhura e tij ishte Los Anxhelos. Megjithatë, jo shkëlqimi. Los Anxhelosi i tij ishte erë e keqe e rrugëve, ëndrrave të thyera, zemrave të thyera, winos dhe sigurisht… shtegut të kuajve.Bukowski lindi në Andernach, Gjermani në vitin 1920 dhe u soll në Shtetet e Bashkuara në moshën tre vjeçare. Ai u rrit në Los Anxhelos dhe jetoi atje për pesëdhjetë vjet. Ai botoi tregimin e tij të parë kur ishte 24 vjeç, i ndëshkuar nga “Pasojat e një rrëshqitjeje të gjatë refuzimi”. Kaloi 10 vitet e ardhshme të jetës së tij duke lëvizur nga qyteti në qytet, duke e përmbytur trupin e tij me pilula dhe pije alkoolike. Siç vetë ai tha, “Unë e paketova. I hodha të gjitha tregimet dhe u përqendrova te pija. Nuk ndjeva se botuesit ishin gati dhe se megjithëse isha gati, mund të isha më i gatshëm…” Kjo do ta çonte atë në repartin e bamirësisë në Spitalin e Qytetit të Los Anxhelosit, duke vuajtur nga hemorragji të rënda të brendshme. Pas shpëtimit nga “dënimi” me vdekje, ai filloi të shkruante përsëri, duke përdorur hekura të dobëta, shtretër të pistë dhe kënaqësi ndaj grave dhe alkoolizmit, si peizazhe për tregime dhe poezi dhe vargje falas. Ai botoi më shumë se 45 libra me poezi dhe prozë gjatë jetës së tij, duke zënë sakaq një vend të merituar në historinë e shpirtit krijues.Charles Bukowski ishte atipik në jetë dhe në penë. Një shpirt i drobitur dje një jetë e trazuar që nuk u mbyt në detet abuzive të alkoolit as nuk mundi të ngjitej në apogjeun e kënaqësive të seksit, por të ishte vetja ndryshe, ai nuk kishte tjetër zgjidhje. Ai e rrëfeu jetën e tij pa zbukurime, duke u fokusuar në përvojat e të humburve, të margjinalizuarve dhe të deklasuarve të shoqërisë amerikane. Me një gjuhë të thjeshtë, por thellësisht ekspresive, ai krijoi një stil që ndërthurte realizmin e zhveshur me një lloj lirizmi të veçantë, që shpesh tingëllonte si një britmë e heshtur përballë absurdit të ekzistencës.Puna e tij mbështetej në përvojat personale, duke eksploruar tema si alkooli dhe vetmia, shokë të pandarë të jetës së tij. Kjo greminë fati ishte një motiv i përhershëm në poezinë dhe prozën e tij, shpesh si arratisje apo rebelim ndaj realitetit.Në këtë ndeshje titanike me veten, atij ju desh të bënte ballë edhe betejat e realitetit. Bukowski e pa veten si pjesë e periferisë së shoqërisë dhe krijoi portrete të të humburve të jetës urbane, spektër që e bëri krijimtarinë e tij unike.Dashuria dhe seksi, pasioni, dëshpërimi dhe ndjesia e përkohshmërisë së lidhjeve njerëzore ishin shpesh të pranishme në shkrimet e tij, duke i udhërrëfyes jo pak herë udhën kah ai do ta drejtonte krijimin dhe ndërtonte komunikimin me lexuesin.Kundërshtimi i sistemit dhe hipokrizisë, mbeten demonët e tij të përgjithmonshëm. Ai e refuzoi establishmentin, konformizmin dhe çdo lloj institucionalizimi të artit dhe jetës.Disa nga veprat më të njohura të tij përfshijnë:“Post Office” (1971) – Romani i tij i parë, një rrëfim autobiografik për punën në postë, plot ironizim dhe lodhje ekzistenciale.“Factotum” (1975) – Një tjetër eksplorim i jetës së tij nomade dhe punëve të tij të shumta, pa ndonjë pasion të veçantë për asgjë përveç shkrimit.“Women” (1978) – Një roman ku ai eksploron marrëdhëniet e tij me gratë, me një sinqeritet brutal dhe pa iluzione.“Love is a Dog from Hell” (1977) – Një nga koleksionet e tij më të fuqishme poetike.Ajo që mbeti e gjithëpranuar dhe e identifikon atë mes gjithë tjerëve është se Bukowski ishte një poet i rrugëve, i birrarive, i vetmisë dhe i shpresës së pashpresë. Ai nuk kërkonte elegancë, por sinqeritet të çiltër, shpesh me nota cinike dhe të dhimbshme. Po ashtu, ironia dhe humori i zi ishin armët e tij më të forta ndaj absurdit të jetës. Për habinë e mendjeve racionale, kjo “paçavure” krijuese u dëshmua si gjenialitet, si forcë për t’u ndeshur dhe qasje për të hyrë thellë në shpirtin admirues të lexuesve, femrave në veçanti, të cilat “çuditërisht” kishin debulesë për një portret i dalë nga faza filluese e studios së një skulptori.Pavarësisht kritikave që e cilësonin si vulgar dhe mizogjin, ai mbeti një nga zërat më autentikë të letërsisë së shekullit XX. Sot, ai vazhdon të frymëzojë lexues e shkrimtarë, si një poet i së vërtetës së zhveshur, një zë që nuk u përkul para normave dhe hipokrizisë.Në fund, Bukowski nuk ishte thjesht një shkrimtar, ai ishte një filozofi më vete, një rebel i mendimit dhe i jetës, i cili la pas një testament letrar që nuk mund të injorohet.Një nga thëniet e tij më të famshme, postulat ishte: “Gjeni atë që doni dhe lëreni të të vrasë.”“Find what you love and let it kill you” është një nga aforizmat e tij më të fuqishme dhe paradoksale që la si një thirrje e gjëmimshme, Charles Bukowski. Ajo ngërthen një filozofi ekzistenciale të ngjizur në pasion, vetëshkatërrim dhe përkushtim ekstrem ndaj asaj që e ndien si thelb të ekzistencës tënde.Bukowski besonte se pasioni i vërtetë është i pangopshëm dhe i pamëshirshëm. Në këtë kuptim, ai sugjeron që duhet të gjejmë atë gjë, qoftë letërsia, arti, dashuria apo ndonjë tjetër thirrje e brendshme, dhe t’i përkushtohemi deri në ekstrem. Ai e pa shkrimin si një domosdoshmëri, një nevojë ekzistenciale, edhe kur ajo e rrënonte fizikisht dhe emocionalisht.Bukowski shpesh shfaq një lloj ironie të errët ndaj jetës. Kjo thënie mund të interpretohet si një pranim, jo vetëm i tij, por edhe i fatit tonë, pavarësisht çfarë zgjedhim, çdo pasion ka një çmim. Dëshira për të shkruar, për të dashuruar, për të ndjekur një ëndërr, në fund, na konsumon, dhe kjo është e pashmangshme. Në këtë kontekst, është më mirë të zgjedhim diçka që e duam për të na “vrarë”, sesa të vdesim ngadalë në mediokritet.Në një botë ku shumë njerëz ndjekin një jetë të paracaktuar, me rutina të lodhshme dhe pa emocione të forta, Bukowski sugjeron që është më mirë të humbasësh veten në diçka të madhe dhe të zjarrtë sesa të jetosh pa ndonjë kuptim të thellë. Ai i përbuzte jetët e sheshta dhe të programuara, duke e parë veten si një antihero të ekzistencës urbane.Çdo gjë në jetë ka një fund. Nëse jemi të destinuar të shuhemi, atëherë le të shuhemi duke bërë atë që duam, në vend që të jetojmë një jetë të shuar që në fillim. Në këtë mënyrë, thënia mund të shihet edhe si një sfidë ndaj frikës nga vdekja: në vend që ta shmangim, ta pranojmë si pjesë e rrugëtimit tonë drejt diçkaje më të madhe se vetja.Çfarë ai “predikoi” në njëfarë mënyre, është një filozofi radikale. Përqafimi i një pasioni deri në pikën e autoshkatërrimit mund të jetë i frymëzueshëm, por edhe i rrezikshëm. Vetë Bukowski e jetoi këtë filozofi, duke u zhytur në alkool, vetmi dhe një jetë disi vetë-destruktive. Megjithatë, nëse interpretohet si një ftesë për t’iu përkushtuar asaj që të jep kuptim, pa e parë domosdoshmërisht si një rrugë drejt shkatërrimit, mund të jetë një thirrje për të jetuar me pasion dhe pa frikë… saktësisht për jetuar, guximshëm.Ajo që Bukowski tha dhe jetoi, e skaliti me shpirt të trazimtë e me mendje të dritur në zjarr, është e thjeshtë, por e fuqishme, mos lejo që jeta të të kalojë në mënyrë të vakët, disi si tinzisht. Gjeje atë që e do dhe jeto për të, pa rezerva, guxo, më mirë vdis duke u ndeshur se sa të ngordhësh në harrim duke i’a mbathur.
Burimi