Champions/ PSG eliminon me penallti Liverpoolin, kalojnë pa probleme Inter dhe Bayern

Champions/ PSG eliminon me penallti Liverpoolin, kalojnë pa probleme Inter dhe Bayern

Sporti E Martë, 11 Mars 2025 23:47
PSG siguroi një kualifikim të madh në “Anfield” ndaj Liverpoolit pas goditjeve të penalltive. Skuadra parisiene mori një fitore 1-0 në duelin e kthimit, pasi e kshte humbur 0-1 të parën në Paris.
Ousmane Dembele shënoi golin e vetëm në minutën e 12-të. Ndeshja nuk solli më gola të tjerë, ndërkohë që në ruletin e penalltive, gabimet e Nunez dhe Jones te Liverpooli rezultuan vendimtar.

Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, Bayern triumfoi edhe takimin e dytë ndaj Leverkusen, me shifrat 2-0. Në BayArena, shënuan Kane dhe Davies, në pjesën e dytë.
Nuk ka surpriza në Milano, teksa Inter eliminoi Feyenoordin, duke fituar 2-1 ndeshjen e kthimit, ndërkohë që sfidën e parë e kishin fituar 2-0.Thuram zhbllokoi sfidën shumë shpejt, ndërsa holandezët barazuan falë Moder, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh.
Në fillimin e pjesës së dytë, Calhanoglu shënoi golin e dytë. Në çerekfinale Inter dhe Bayern do të përballen me njëra-tjetrën, në një supersfidë italo-gjermane.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente