Çelet sezoni turistik në Vaun e Dejës, Spiropali: Më tepër investime për të zbuluar perlat e veriut

Çelet sezoni turistik në Vaun e Dejës, Spiropali: Më tepër investime për të zbuluar perlat e veriut

Vau i Dejës me pasuritë e jashtëzakonshme natyrore vijon të tërheqë çdo vit e më shumë tursitë. E pranishme në këtë aktivitet, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës, u shpreh se numrat e turistëve e vizitorëve janë gjithnjë në rritje.
Ajo theksoi se Liqeni i Komanit, Lumi i Shalës dhe e gjithë kjo zonë mahnitëse duhet të marrin vëmendjen e duhur në investime për t’i bërë të mbërritshme destinacionet e pazbuluara dhe perlat e patreguara, për më shumë ekonomi, turizëm dhe mirëqënie për individët, familjet dhe komunitetin.
“Në festën e çeljes së sezonit turistik, ku shijuam këngët e vallet popullore të artistëve të zonës, panairin e gatimeve tradicionale, produkteve lokale, artizanale, dhe vozitjen në liqen”, u shpreh Spiropali.
Lumi i Shalës mbetet një nga perlat turistike të veriut, që mban rekord turistësh, pa lënë mënjanë liqenin e Komanit dhe ishullin e Shurdhahut.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente