
Capital T dhe Adrola me pushime në destinacion të largët
Showbiz E Mërkurë, 12 Mars 2025 19:46
Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi, vijojnë të tërheqin vëmendjen me postimet e tyre në rrjetet sociale, duke nxitur gjithnjë e më shumë spekulime mbi marrëdhënien e tyre.
Dyshja ndodhet jashtë vendit duke shijuar pushimet, dhe imazhet atraktive që ndajnë me ndjekësit po bëhen temë diskutimi mes fansave.
Publikimet e tyre të ngjashme kanë ngjallur dyshime të reja, ndërsa së fundmi ishte Adrola ajo që vendosi “vulën” në këto spekulime.
Modelja shpërndau dy fotografi identike me ato të Capos, duke i bërë ndjekësit të besojnë se dyshja po kalon një periudhë të lumtur së bashku.
Dyshja kanë ngacmuar edhe njëri-tjetrin me komente, pasi ka qenë reperi i cili i ka komentuar Adrolës: ”Pse po kopjon”.
Burimi