Broja përfundon në “radarët” e Juventusit

Broja përfundon në “radarët” e Juventusit

Armando Broja vijon të jetë në qendër të merkatos së verës. Sulmuesi i kombëtares tonë, i cili prej ditësh po shihej nga mediat në Itali, si objektivi parësor i Milanit, ka përfunduar në radarët e Juventusit të Thiago Mottës.
Shkak është bërë lëvizja e sulmuesit Moise Kean, i cili me shumë gjasa pritet që në ditët në vazhdim të nënshkruajë me Fiorentinën. Milik gjithashtu nuk ofron garanci për sulmin, duke qenë i detyruar të mungojë herë pas here për shkak dëmtimesh.
Në këto kushte, tekniku i ri i Juventusit, Thiago Motta duhet të mendojë të afrojë një sulmues si alternative e serbit Dusan Vlahoviç. Dëshira e parë për klubin bardhezi është Retegui, por tratativa për të me klubin e Genoas do të jetë e vështirë, pasi klubi gjenovez kërkon jo më pak se 40 milionë euro për të.
Surpriza e mediave italiane ditën e sotme është plani B i Juventusit, nëse dështon “pista” Retegui. Ai quhet Armando Broja. Sulmuesi shtatëlartë, i cili është në pronësi të Chelsea-t, pëlqehet nga drejtuesit e Juves dhe mund të shihet si zëvendësuesi ideal i Dusan Vlahoviç, në majën e sulmit.
Burimi