Berisha: PD forcë fituese më 11 maj. Bashën e mbështet veç Balla

Berisha: PD forcë fituese më 11 maj. Bashën e mbështet veç Balla

Sali Berisha thotë se PD tashmë ka bashkuar të gjithë elementet që i nevojiten për të shkuar drejt fitores më 11 maj.
”Ne shpallëm bashkimin në diversitet. Për shkak të zhvillimeve dramatike, brenda grupit të deputetëve të PD, dhe në anëtarësi në një shkallë më të vogël, u përvijuan qëndrime të ndryshme. Bashkimi ishte vendimtar për forcën tonë politike që të shkojë drejt 11 majit si forcë drejt fitores”, tha Berisha.

I pyetur pse nuk u përfshi në këtë bashkim edhe Basha, u përgjigj: “Meqenëse po më pyet me emër konkret. Përveç Taulant Ballës, të garantoj që ai njeri nuk ka njeri tjetër me vete. Nuk ka asnjë njeri. Ndaj demokratë e demokrate mbështesni kandidaturat e PD, se mbështesni fitoren”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente