Berisha flet me gratë demokrate për 8 marsin

Berisha flet me gratë demokrate për 8 marsin

Kryedemokrati Berisha u ndal tek shifrat në lidhje me dhunë ndaj femrave, për të cilat tha se u rritën me 50%.
“Edhe atëherë kishte anëtare të Byrosë Politike, edhe atëherë kishte organizatë gruaje, edhe sot ka disa ministre, por problemi është se nuk i dëgjon njëherë të flasin për problematikat e mëdha të nënave, motrave, grave, vajzave, për punësimin e tyre, për biznesin e tyre, për lehtësitë që meritojnë.

Faktikisht po të vini re fjalorin e përditshëm, janë të përjashtuara. Nuk flitet për gratë, sikur nuk ekzistojnë.
Ndërkohë ato janë absolutisht më të dhunuarat ndoshta në të gjithë Europën.
Dhuna ndaj tyre është rritur me 50 përqind e më shumë. Në rast po të marrësh shifrat e sotme të popullatës, është rritur me 100 përqind në të gjitha format.
Përsëri për to nuk flitet. Nuk është e rastit”- tha ndër të tjera Berisha.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente