Bardhi zbërthen skemën ”5B”

Bardhi zbërthen skemën ”5B”

Gazment Bardhi ka zbërthyer skemën “5B” të Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Bardhi shkruan se dy drejtorët më të besuar të Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi kanë marrë 32 mln euro tendera, prona publike e leje ndërtimi me firmën e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë

Në historinë e Shqipërisë nuk ka patur kurrë skemë më korruptive sesa vrasja e konkurrencës së lirë dhe përfitimi i fondeve publike nga vetë zyrtarët e lartë të qeverisë. Kjo skemë e zbuluar fillimisht në Bashkinë e Tiranës rezulton se është e shtrirë në çdo institucion publik gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Të dhënat e zbuluara dje nga investigimi profesional i gazetarëve të emisionit PLUG, provojnë se kompanitë në pronësi të të afërmeve të dy ndër drejtorët më të besuar të Belinda Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, që veç lidhjeve të gjakut, gëzojnë edhe besimin e shefes së tyre, përllogaritet të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje edhe me firmë të kryeministrit Edi Rama.
Skema kriminale “5B” e Belinda Ballukut, e zbërthyer nga emisioni investigativ “Plug”, shpjegon edhe importimin e kreut të kësaj skeme Ceno Klosi në listat për deputet të PS në qarkun Fier. 32 milion euro të përfituara nga fondet publike, janë mjaftueshëm për të deformuar vullnetin e qytetarëve të zgjedhje.
Ceno Klosi është anëtari më aktiv i bandës elektorale të PS në Fier. Edhe pse me disa dosje në SPAK, tashmë prej vitesh, por për fat të keq ende të pafinalizuara, Belinda Balluku e fshehu përkohësisht në listat e kandidatëve për deputet, duke shfrytëzuar pasurinë e paligjshme për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.
Gjej rastin të apeloj edhe njeherë Prokurorinë e Posaçme që strategjinë e goditjes së korrupsionit dhe krimeve elektorale të mos e lërë vetëm në letër. Këto janë ditët që ndajnë nëse strategjia është bërë si mjet propagande për të shpërlarë korrupsionin qeveritar dhe zgjedhor të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe bandave të tyre elektorale, apo është vullnet real i prokurorëve të posaçëm për të parandaluar dhe goditur krimet zgjedhore dhe korrupsionin qeveritar.
Burimi