Bajram Begaj pjesë e ceremonisë shtetërore, shoqërohet nga Zonja e Parë

Bajram Begaj pjesë e ceremonisë shtetërore, shoqërohet nga Zonja e Parë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është bërë sot pjesë e ceremonisë ku po zhvillohen homazhe në nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Kreu i shtetit shoqërohej edhe nga Zonja e Parë Armanda Begaj.
Pjesë e ceremonisë kanë qenë studiues, shkrimtarë, politikanë dhe përfaqësues edhe nga shteti i Kosovës.
Së bashku me presidentin Begaj, në nderimet për shkrimtarin ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama së bashku me zonjën e tij Linda Rama.
Gjeniu i letrave Ismail Kadare ndërroi jetë dy ditë më parë.
Trupi i tij pritet të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 12:30.
Burimi