Atent@t ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik, eci deri te stacioni paçka plagës

Atent@t ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik, eci deri te stacioni paçka plagës

Një ngjarje e rëndë ka shokuar Selanikun, atje ku një 24-vjeçar shqiptar u tentua të vritej pasditen e kësaj të mërkure. Pa iu afrua stacionit për të bërë pagesën për autostradën, ai u qëllua me armë zjarri. Sipas asaj që shkruajnë mediat në Greqi, i riu mori një plagë në bark, por arriti që të shkonte deri tek kabinat e stacionit dhe aty humbi ndjenjat. Menjëherë mbërriti ambulanca të cilat e dërguan në spital. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është emër i njohur nga autoritetet policore. Ai ishte liruar para një muaji nga burgu pasi vuajti një dënim për vjedhje. Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur kërkimet për të gjetur autorin. Në disa zona po zhvillohen kontrolle të shumta.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente